Senatori amerikan, Pete Ricketts, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Washington, Ilir Dugollin. Ricketts ka vlerësuar takimin dhe ka treguar se Dugolli e ka informuar për përpjekjet që po bëhen për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Politikani amerikan ka thënë se ia ka theksuar Dugollit rëndësinë e punës së përbashkët për t’i mbajtur jashtë Ballkanit Perëndimor influencën ruse dhe kineze.“Takimi i vlerësuar me ambasadorin Ilir Dugolli sot. Ai më informoi për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I theksova atij rëndësinë e punës së bashku për të mbajtur ndikimin rus dhe kinez jashtë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar senatori amerikan.