Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLëndohen shtatë minatorë në minierën e Trepçës, shkak acidi

Lëndohen shtatë minatorë në minierën e Trepçës, shkak acidi

Sot gjatë ditës, shtatë minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës.

Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës në një prononcim ka bërë të ditur se minatorët janë lënduar gjatë punës me acid.

“Këta janë të lënduar prej acidit, e përdorin për pastrimin e gypave të pompave, duke e lëshuar ka shpërthyer dhe iu ka shkaktuar një lloj ngufatjeje”, ka thënë Osmani.

I njëjti ka bërë të ditur se të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas tij, minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, vetëm se disa prej tyre kanë marrë lëndime edhe në sy.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments