Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaBerisha kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Berisha kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka depozituar në Gjykatën e Posaçme GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” me një masë më të butë sigurie.

Përmes një komunikate për media, Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri me dije se sipas shortit, trupi gjykues monokratik që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Kujtojmë se Olldashi është gjyqtarja që zbuti masën e sigurisë me për Jamarbër Malltezin, nga “Arrest në burg”, në “Arrest shtëpie”.

SPAK ndërkohë ka pranuar kërkesat e avokatëve të Berishës dhe Malltezit duke i shtyrë seancat e marrjes në pyetje për javën e ardhshme.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi”, njofton GJKKO.

Kujtojmë se GJKKO caktoi më 30 dhjetor 2023, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ndaj ish-kryeministrit.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments