Saturday, November 23, 2024
HomeBotaDavos: Më shumë se një takim elite

Davos: Më shumë se një takim elite

Për disa Forumi Ekonomik Botëror në Davos është i panevojshëm, për të tjerë një forum i rëndësishëm debati. Manuela Kasper-Claridge ka takuar pjesëmarrës që nuk janë të njohur, por megjithatë japin një kontribut të madh.

Malet në Davos zbardhojnë nga bora. Termometri tregon minus 5 gradë. Gerald Abila sapo ka mbërritur në Zvicër, në valixhe ka futur tre pulovra dhe veshje të tjera të ngrohta. Në Forumin Ekonomik Botëror është ftohtë, më është thënë, rrëfen Geraldi.

Elita qëndron brenda rrethit të saj

2800 pjesëmarrës vijnë këtë vit në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, që zhvillohet nën moton “Të rikthejmë besimin”, mes tyre bosë të kompanive të mëdha të softuerëve, shumë lidetë të botës ekonomike dhe mbi 60 krerë shtetesh e qeverish. Gerald Abila nuk bën pjesë tek elita politike apo ekonomike, por megjithatë është i kënaqur që është në Davos. Këtu ai takon njerëz që gjithmonë donte t’i takonte.

Kurse Danya Pastuszek ka një vështrim kritik për takimin. “Mënyra si janë organizuar sistemet tona ekonomike bën të mos funksionojnë ato as për të varfrit dhe as për planetin”, kritikon amerikanja, drejtuese e Institutit Tamarack, nga provinca kanadeze e Ontarios. Qëllimi i saj është luftimi i varfërisë duke ofruar zgjidhje lokale. Instituti Tamarack shkollon e bashkon njerëzit që mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë zgjidhje të përbashkëta. Shpesh këta njerëz jetojnë në zona të largëta.

“Çfarë mendojnë krerë të ekonomisë e politikës?” Danya Pastuszek shpreson të marrë përgjigje për këtë në Davos., ku ajo do të prezantojë projektet e saj. “Bota gjendet në një udhëkryq”, thotë ajo. “Kjo duhet t’i preokupojë të gjithë.”

Dëshira për të takuar Bill Gates

Ksia Lia nga Kina do më shumë vëmendje. Ajo dëshiron të takojë Bill Gates. Ksia ka ardhur nga metropoli ekonomik Shenzhen në jug të Kinës dhe është e hera e parë që merr pjesë në forumin e Davosit. Edhe ajo nderohet me një çmim në Davos si sipërmarrëse sociale. Ksia Lia ndërpreu shkollën e mesme, sepse prindërit nuk kishin para të paguanin tarifat. Ajo punoi disa punë me ambicien e fortë të dilte nga varfëria. Ajo ia ka dalë, por e di se sidomos në zonat rurale ende mungon shpesh edhe rryma elektrike. Me kursimet e saj ajo themeloi sipërmarrjen “Shenzhen Power Solution”. Tre vitet e para ishin të vështira, thotë ajo, por më vonë ia doli të zhvillojë module të vogla solare dhe me çmim të leverdisshëm.

“Sfida ishte që t’i bëja ato të leverdisshme në çmim. Dhe nuk doja cilësi të keqe”, rrëfen ajo. Sot Xia Lia ka 160 punëtorë, dhe modulet solare të saj sjellin dritë në rreth 7 milionë shtëpi në Kinë, Indi dhe Afrikë. Për këtë ajo do të takojë Bill Gates në Davos.

“Dua  t’i them, se e kam zgjidhjen që ai po kërkon” buzëqesh Ksia Lia. Edhe kreu i një prodhuesi të madh baterish është në listën e saj takimeve të dëshiruara. Pjesëmarrjen në Forumin Ekonmik Botëror në Davos ajo e shikon si shans të madh. “Për mua është reklamë e mirë. Të mbështetem dhe të dal më e fuqishme nga Forumi Ekonomik Botëror.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments