Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSerbia e liron nga paraburgimi opozitarin Sandulloviq që u arrestua e keqtrajtua...

Serbia e liron nga paraburgimi opozitarin Sandulloviq që u arrestua e keqtrajtua nga BIA

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

“Nikolla Sandulloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, urdhër që sipas tij është në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

Vulin tha për mediat serbe se arsye për arrestimin e tij ishte vendosja e kurorave me lule në fshatin Prekaz në Kosovë.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. /REL

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments