Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti për të lënduarit në Mitrovicë: Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm...

Kurti për të lënduarit në Mitrovicë: Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm nga blerja dhe përdorimi i gazit

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka vizituar në QKUK të lënduarit nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës.

Kurti tha se për më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK , i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar.

Ndërsa ka falëndëruar personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë.

Ai u shprehë që ky nuk ishte aksidenti i parë që ka ndodhur si pasoj e gazit, ndërsa bën apel qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e tyre.

“Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg”, ka thënë Kurti.

Postimi i plotë:

Për diç më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës.

Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet.

Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments