Monday, November 25, 2024
HomeLajmeBombola e gazit shpërtheu në bodrumin e shtëpisë, Policia jep detaje për...

Bombola e gazit shpërtheu në bodrumin e shtëpisë, Policia jep detaje për rastin në Kçiq

Policia ka dalë me raport për shpërthimin në Kçiq, ku thuhet se bombola e gazit ka shpërthyer në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin.

Në raport thuhet se shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Kçiq i Madh, Mitrovicë Jugu / 13.01.2024 – 16:35. Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments