Monday, November 25, 2024
HomeLajmeIKShPK: Vaksinimi, mënyra më efikase e parandalimit të virusit të gripit

IKShPK: Vaksinimi, mënyra më efikase e parandalimit të virusit të gripit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i Influencës sezonale, më shumë se 38 mijë raste janë raportuar me viruse.

Kështu ka njoftuar IKShPK-ja përmes një postimi në Facebook, ku sipas institutit intensiteti i Influencës sezonale ka kaluar pragun epidemik në javën e parë të vitit 2024.

“Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influencën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftim.

Përndryshe IKShPK-ja ka ndarë disa rekomandime për qytetarët si dhe ka njoftuar se vaksinimi është mënyra më efikase e parandalimit të virusit të gripit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments