Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar kërkesën e mbrojtësve të të akuzuarve – Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq – për sulm terrorist që të shtyhet seanca fillestare.
Arsye për këtë ishte se të akuzuarit nuk i kishin pranuar në tërësi shkresat e lëndës si dhe disa prej shkresave nuk ishin të përkthyera në gjuhën serbe.
Prokurori i rastit, Afrim Shefkiu, tha se është fakt se disa nga shkresat e lëndës nuk janë të përkthyera. Mirëpo, ai tha se në afat prej presë ditësh, Prokuroria mund t’i përkthejë të gjitha shkresat në gjuhën serbe.
Të akuzuarit kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të akuzuar për sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.