Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAIP për kamerat në Prishtinë: Policia ka kërkuar blerjen dhe do t’i...

AIP për kamerat në Prishtinë: Policia ka kërkuar blerjen dhe do t’i mbikëqyr, s’do të ketë përpunim të karakteristikave biometrike

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Komunës së Prishtinës për vendosje të kamerave me inteligjencë të lartë nëpër kryeqytet. Drejtuesja e këtij Institucioni ka bërë të ditur se sot është takuar bashkë me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, Basri Shabanin, nga Policia e Kosovës dhe Lulzim Fuhsticën i cili është Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet.

Në njoftim thuhet se kërkesa për blerjen e kamerave është bërë nga Policia e Kosovës dhe se projekti teknik është përgatitur nga anëtarë të Grupit Punues nga Policia e Kosovës dhe nga Komuna e Prishtinës.

AIP në njoftim për media potencon se monitorimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë do ta bëjë Policia e Kosovës si dhe ruajtja dhe mbikëqyrja e tyre do të bëhet poashtu nga Policia.

Në komunikatë thuhet se regjistrimi i të dhënave që do të bëhet nga kamerat, do të krijojë mundësinë e vlerësimeve statistikore, pa përfshirë përpunimin e karakteristikave biometrike. Menaxhimi, siç njoftim AIP, do të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore që kanë.

Në këtë takim, të gjitha palët janë zotuar se do të sigurojnë që zbatimi i projekti do të realizohet në harmoni të plotë me legjislacionin përkatës në fuqi.

AIP në fund siguron qytetarët se do të mbikëqyr zbatimin e këtij projekti, për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përfshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi,  siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se bazuar në mandatin ligjor do të bëjë monitorimin e zbatimit të këtij projekti për të siguruar zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke përshirë edhe inspektimin e realizimit të projektit”, përfundon njoftimi./GazetaExpress/

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments