Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjersa e ka njoftuar se SHBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave Javelin.
Ambasadori Hill me këtë rast e ka njoftuar presidentin serb për qëndrimin amerikan.
Sipas kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare, shkruan Danas.
Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiq ka deklaruar se një informatë e tillë është zhgënjim i madh për Serbinë.