Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaShtatë persona të prekur me grip të derrit dhe një me COVID-19...

Shtatë persona të prekur me grip të derrit dhe një me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar shtatë pacientë me influenca të grupit të derrit (AH1N1) dhe një me COVID-19.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj i cili po ashtu tha se gjendja e tyre është stabile.

Sipas tij, njëri prej pacientëve është duke u trajtuar me mjekim intensiv nga gripi i derrit.

“Një pacient është me COVID-19. Gjendja e pacientëve është stabile. E kemi një pacient i cili është duke i trajtuar me mjekimin intensiv nga AH1N1 dhe është me parametra kliniko laboratorik stabil”, ka thënë Vishaj.

Gjithashtu ai theksoi se kanë vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancën e pranimit me simptomalogji të virozave të traktit respirator, por siç u shpreh ai “kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments