Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.
Po ashtu në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intevistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.