Është arrestuar një person në Mramor të Prishtinës, pasi duke u prezantuar si polic kishte ndalë dhe kontrolluar një veturë.
Rasti sipas PK-së ka ndodhur të hënën.
“Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.