Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaParalajmërimet për “sulmet e mundshme nga Serbia”, sipas Hazirit janë kamuflim i...

Paralajmërimet për “sulmet e mundshme nga Serbia”, sipas Hazirit janë kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë për Ekonomia Online se deklaratat e krerëve të shtetit për sulm të ri nga Serbia është farsë për t’i mbuluar dështimet e brendshme që i ka Kosova, ndonëse e quan vend destabilizues në Ballkan.

Në këtë intervistë, Haziri ka deklaruar se zanafilla në rastin e Banjskës e ka bojkotin e zyrtarëve serbe dhe protestat e dhunshme.

I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se deklaratat e Osmanit dhe të Kurtit janë pjesë e një përpjekjeje për manipulim dhe për të shpërndarë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera, me të cilat po përballet vendi.

“Përderisa nuk kemi marrëdhënie të normalizuara me Serbinë si i vetmi problem i hapur që Kosova e ka dhe problemi më i madh në Ballkanin perëndimor gjithmonë është një kërcënim destabilizues si burim që vjen prej Serbisë. Rasti i fshatit Banjska në Leposaviq që ka sponsor si Serbia që jo vetëm që mbështesin akte të tilla por edhe strehojnë, por Kosova gjithmonë ka bërë dallimin më e përpjek për paqe”, ka thënë Haziri.

“Kur harxhohen mjetet tjera, kryengritjet kanë qenë legjitime por edhe të flasësh pas 24 viteve pas fitores së luftës së madhe çlirimtare edhe të rezistencës paqësore që e kemi pas përmes NATO-s këtë rast, për luftë është më shumë më kamuflua probleme të brendshme, është mbi fatkeqësitë që ka Mitrovica si komunë amë me krejt regjionin e vet deri në kufi me Serbinë, kjo më së shumti frikëson njerëzit në mërgim, investitorët e edhe bizneset sepse kur përmend çdo ditë luftë sikur ajo që thuhet se ‘çka i lutesh zotit mundet edhe me ta dhanë’”, u shpreh tutje Haziri.

Haziri ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë, zanafillën e ka nga bojkoti i zyrtarëve serb dhe nga protestat e dhunshme në fillim vitin e kaluar. Ai thotë se fillimisht, bashkësia ndërkombëtare i legjitimoi këto protesta por që më vonë rezultuan në dhunë.

“Rebelimi, kryengritja duke krijuar rrethana të reja, kontrolle mbi territorin, kanë kopjuar diçka nga e kaluara e shqiptarëve të Kosovës, sepse nëse e kujtojmë ata kanë filluar me rezistenca paqësore protesta bllokim rrugësh, rezistencë që bashkësia ndërkombëtare filloi me i ‘legjitimua’, për shkak të kërkesave politike, bojkoti, ne nuk jemi larguar me 3 shtator kur kemi bërë protestë në atë kohë, e këta nuk mundën me e mbajte më shumë se 6 muaj, sepse rezistencë nga janari deri në gusht degjeneroi në dhunë, sulmuan KFOR-in, njësinë hungareze e tjerat e filluan me u radaikalizu dhe në shtator ndodhi ataku terrorist të cilët u zënë në kurth sepse u parandalua u eliminuan, sepse ata që shpëtuan janë në ndjekje disa në burg, disa në varr, e disa në ndjekje”, theksoi Haziri.

“Ata që janë në ndjekje, Serbia po i strehon ende, ata vonohen por shpëtim nuk kanë sepse drejtësia  mund të vonohet por nuk shpëton, ‘kërthiza’ e krejt është bojkoti, koncepti i rezistencës paqësore ë cilën u munduan ta eliminojnë për të fituar simpati ndërkombëtare më shumë e edhe shpresat e popullit e kjo eskaloi apo u demoralizua ai sulm edhe ai sulm u parandalua, u eliminua si kërcenim”, u shpreh Haziri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments