Çedomir Stolkoviq, avokati i politikanit Nikola Sanduloviq i cili u rrah disa ditë më parë nga BIA serbe, ka ngritur një pikëpyetje për raportin e ish-emisarit të ShBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me presdientin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Avokati Çedomir Stojkoviq ka pyetur Grenellin në një postim në X se sesi ka mundur ta di që politikani opozitar Sanduloviq do të arrestohej.
“Do të isha i lumtur të zbuloja se si Richard Grenell e dinte dy javë më parë se Nikolla Sanduloviq do të arrestohej? Vërtetë, ai mori një medalje nga presidenti Alkesandar Vuçiq dy muaj më parë, në të njëjtën mënyrë që Aleksandar Vuçiq mori një medalje nga Vladimir Putin 5 vjet më parë…”, ka shkruar Stojkoviq në “X”.
Por nuk mjafton me kaq avokati Stojkoviq ka pyetur Grenellin se a ishte në dijeni që Sanduloviq do të arrestohej pas homazheve te varrezat e familjes Jashari.
“A mund të më thoni zotri Grenell, a e dinit ju se zoti Sanduloviq do të arrestohej për vendosjen e luleve mbi varrin e Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare shqiptare të vrarë në vitin 1998? E pyes këtë sepse Aleksandër Vulin, agjenti i Putinit në Serbi, i cili është nën sanksionet e SHBA-së, pretendoi dje se e kishte urdhëruar arrestimin dy muaj më parë. Pyes veten nëse bisedat konfidenciale të mia apo të dikujt tjetër ia keni përcjellë Aleksandar Vulin-it apo ai ju ka përcjellë falas informacionin se kë do të arrestojë Serbia ilegalisht? Ndoshta Vulin ju tha paraprakisht se do ta rrihnin dhe do t’i thyenin brinjët?”, ka shkruar tutje Stojkoviq.
Muaj më parë Richard Grenell dhe Nikola Sanduloviq kishin pasur një përplasje në “X”.
dhe është i blerë nga “krimineli i luftës, Aleksandar Vuçiq”.
“Ju Richard Grenell jeni një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju jeni blerë nga krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, kishte shkruar Sanduloviq muaj më parë në “X”.
Pas kësaj erdhi reagimi i Grenellit i cili i tha “Merreni një avokat, do të ju nevojitet”.
Kujtojmë se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur brutalisht ditë më parë në Serbi.
Rrahja e tij ndodhi pasi një ditë pasi publikoi një video duke bërë homazhete varrezat e familjes Jashari në Prekay, ku kërkoi falje edhe pë rata që nuk kërkojnë.
Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviq raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.
Në videot e publikuara të politikanit teksa lë një spital në kryeqytetin serb, Beogradin, ai është parë në gjendje të rëndë shëndetësore.
E bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.