Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para, por edhe për motive banale i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe në një familje në Bresje të Fushë Kosovë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Sinjali mëson se 27-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të vogël, i cili më pas ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Bazuar në dëshminë e 19-vjeçarit, pas një konflikti verbal me vëllain e tij, ai e ka rrahur duke e goditur me grusht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.