Gazeta Express ka publikuar pamjet e dy prej tre shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi nga një grup prej 7 personash. Me sy të nxirë dhe të gjakosur dhe shenja në trup shihen shqiptarët të cilët e kanë realizuar vetë videon duke treguar plagët.
Të dhunuarit Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi sapo kishin zbritur nga trageti dhe po lëviznin me një automjet me targa gjermane kur në afërsi të qytetit Herceg Novi janë rrahur. Grupi prej 7 personash fillimisht u ka goditur makinën e tyre dhe pas daljes nga automjeti dy shqiptarët janë dhunuar fizikisht duke pësuar dëmtime në trup.