Monday, November 25, 2024
HomeTop Lajmet“Kanë hy plot pa rend”, radhë të gjata për t’u vaksinuar, qytetarët...

“Kanë hy plot pa rend”, radhë të gjata për t’u vaksinuar, qytetarët ankohen për mosorganizim

Numër i madh i personave të moshës mbi 65 vjeçare kanë pritur në radhë për tu vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Mirëpo qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të vaksinimit, pasi që sipas tyre po hynë shumë persona pa rend.

Shukrije Binaku, edhe pse tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore, askush nuk po e merr në konsideratë dhe për t’i dhënë përparësi në vaksinim.

“Protezë edhe s’marrin në dorë hiç, nuk po më lejojnë as me u afruar”.

Kurse Fatmire Sadriu, është shprehur e pakënaqur me mënyrë e organizimit të vaksinimit pasi që tha se shumë persona janë futur pa rend.

Ajo tha se ka aplikuar në platforma E-Kosova, por megjithatë nuk ka pasur përparësi në vaksinim.

“S’kom pas frikë e kam problem se kallballëk, interesimin pe shoh pozitive, dhe nuk ka të keqe por organizimi është dashtë me qenë ma ndryshe kam aplikuar në E Kosova dhe nuk ka përparësi kanë hy plot njeri pa rend”, tha ajo.

Nexhmi Berisha tha se është duke pritur që nga ora 07:30 e mëngjesit derisa shtoi se nuk ka frikë për tu vaksinuar.

Edhe Hysen Dërvisholli është shprehur tejet i zhgënjyer pasi që tha i kanë bashkuar katër komuna, që personat e moshës 65 vjeçare të vaksinohen në sallën “1 Tetori”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga e mërkura fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.

Përmes një njoftimi për media, MSh-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.

“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,v(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19:

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments