Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në një intervistë për KosovaPress ka folur rreth procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Malaj duke riktujtuar përgjegjësitë e marra nga palët në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, ka thënë se Kosova duhet të bëjë hapat e saj, teksa ka përmendur përkrahjen e Shqipërisë për planin franko-gjerman dhe themelimin e Asociacionin.
Malaj ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konstatuar se Kosova e ka bërë hapin e saj, por që mbetet edhe çështje e themelimit të Asociacionit.
Kur ka folur për Asociacionin, diplomati shqiptar ka përmendur edhe faktin se aleatët, SHBA dhe QUINT, po e thonë fuqishëm që s’do të ketë kompetenca ekzekutive dhe që duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për verifikim./