Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKonjufca: Sanduloviq u sulmua se kërkoi falje për krimet e Serbisë ndaj...

Konjufca: Sanduloviq u sulmua se kërkoi falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar ashpër dhunën ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Konjufca përmes një reagimi tha se ky është sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi.

Derisa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese.

“Përpjekja për të trembur dhe zmbrapsur politikanë si z. Sanduloviq, i cili sulmohet pikërisht se njeh sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe kërkon falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, vjen si sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi. Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona”, tha Konjufca.

Tutje shtoi se reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues.

“Demokracia matet me elementet brendashtetërore, por edhe me krahasimet me vendet ku ajo tashmë është etabluar rrënjësisht. E në këtë kuptim, reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues”, tha tutje ai

Ndryshe, familjarët e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, kanë thënë se ai është rrahur brutalisht nga policia sekret serbe, në godinën e BIA-s.

Në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sandulovic ka thënë se e ka njohur Milan Radojçiqin, ish-politikanin serb nga veriu i Kosovës, organizator i sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Në pamjet që i ka publikuar avokati Çedomir Stojkoviq shihet politikani opozitar serb në gjendje të rëndë shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments