Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMustafa kundër idesë së Ramës për vendosjen e kamerave në kryeqytet: E...

Mustafa kundër idesë së Ramës për vendosjen e kamerave në kryeqytet: E kisha këtë ide në 2012, s’kemi të drejtë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka dalë publikisht kundër idesë së instalimit të kamerave të sigurisë në çdo cep të kryeqytetit.

“Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë”, ka thënë Mustafa.

Statusi i plotë i Mustafës:

Jo gjithherë pajtohem me Dardan Gashin, por sot më pëlqeu shkrimi i tij në Express për kamerat intelegjente në Prishtinë. Do të ishte mirë që udhëheqësit e Prishtinës ta lexojnë një herë, dy herë e disa herë këtë shkrim, para se ti fusin të gjithë qytetarët në kamera ose para se qytetarët si njerëz të lirë ti shndërrojnë një njerëz të dyshuar të cilët duhet vëzhguar.

Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë. Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj. Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd! IM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments