Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet fajdexhiu në Shtime, i dha 7 mijë euro me fajde dhe...

Arrestohet fajdexhiu në Shtime, i dha 7 mijë euro me fajde dhe sulmoi viktimën që s’ia ktheu paratë

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç se përbën vepër penale, është mjaft shqetësuese dhe e rrezikshme. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Shtime, Policia ka arritur ta arrestojë një 39-vjeçar, .

I dyshuari është kapur të enjten në rrugën ‘Ymer Devetaku’’ në Shtime, nën dyshimin për dhënie të fajdes.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ia kishte dhënë viktimës 7000 euro me fajde, por pasi arriti t’ia kthejë, dyshohet se e ka sulmuar me mjet të fortë.

“I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes.”

Pas denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments