Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 6 e 56 minuta pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, situate mbetët e njejtë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë, kurse në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 60 minuta (një orë), në kolonë rreth 500 metra, raporton RTKlive.