Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar, pasi disa mërgimtarë i sulmuan sot në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se lidhur me rastin janë shoqëruar për në stacion tre të dyshuar, si dhe se kanë nisur hetime për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.