Po vazhdon të ketë fluks të lartë në disa prej pikave kufitare të Kosovës, pasi mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë pas festave që kaluan në vendlindje.
Pika më e ngarkuar kufitare për të dalë nga Kosova është ajo në Merdar, ku pritjet janë deri në dy orë.
Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet janë mbi një orë, ndërsa në pikat e tjera nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.
Ky raport është nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i cili është publikuar në orën 10:00, ndërsa gjendja pritet të ndryshojë varësisht nga fluksi.