Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeLargimi i kryetarëve me peticion, Zeqiri: S’do të ketë sukses – qytetarët...

Largimi i kryetarëve me peticion, Zeqiri: S’do të ketë sukses – qytetarët janë të interesuar për punësime e zhvillim

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se peticioni për largimin e kryetarëve të komunave veriore do të dështojë, kështu duke theksuar se qytetarët serbë atje janë më të interesuar për punësim e zhvillim se sa për peticione.

Zeqiri ka thënë se kohëve të fundit janë shtuat kërkesat nga komuniteti serb për shërbime komunale.

“Nuk kemi ndonjë informacion për zhvillimin e ndonjë peticion, mirëpo neve çdo ditë, por edhe sot patëm shumë kërkesa të qytetarëve për punë të ndryshme dhe shërbime të ndryshme. Duket se qytetarët, po flas për shumicën serbe, janë të interesuar për punësime dhe zhvillim dhe ndihmë në forma të ndryshme sesa për peticione. Unë mendoj që peticioni nuk do të ketë sukses dhe do të dështojë në këtë drejtim”, ka thënë Zeqiri në RTV Dukagjini.

Ndërsa, nga Qeveria peticioni po shihet si mënyrë e vetme për largimin e kryetarëve në veri.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me procesin e nismës së qytetarëve në komunat veriore për largimin e kryetarëve, kishte thënë para disa ditësh se peticioni konsiderohet si mënyra e vetme demokratike për largimin e tyre para përfundimit të mandatit.

“Ne kemi thënë se largimi i kryetarëve mund të ndodhë përmes proceseve edhe metodave demokratike, peticionin e kemi konsideruar sikur metodë e vetme demokratike për largimin e kryetarëve para afatit të përfundimit të mandatit të tyre. Duke e pasur në konsideratë situatën politike, pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në zgjedhjet e veriut, edhe unë besoj që nëse tash ka sukses peticioni, organizohet votimi për largimin ose jo të kryetarit, nëse qytetarët e atyre komunave votojnë që 50 për qind plus një votues është për largimin e kryetarëve, atëherë sigurisht që do të ketë zgjedhje sipas ligjit për zgjedhje lokale”, ka deklaruar Krasniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments