Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaU kthye nga Gjermania, por u dëshpërua me atë që pa në...

U kthye nga Gjermania, por u dëshpërua me atë që pa në QKUK / Doktori kërkon takim sy me sy me Kurtin

Pas shumë vjetësh të ushtrimit të profesionit në Gjermani si specialist i Otorinolaringologjisë, dr. Arsim Thaçi, pesë vjet me parë vendosi të kthehej të jetojë në vendlindjen e tij.

Por ajo çfarë pa në shëndetësinë kosovare e zhgënjeu tej mase. Në një intervistë për “Indeksonline”-n dr. Thaçi thotë se nuk mund të heshtë dhe t’i mbyllë sytë para gjendjes së rënduar në shëndetësinë kosovare.

Ai, madje e do dhe një takim sy me sy me kryeministrin Kurti, që të flasë me të për këtë gjendje.

Thotë se nuk e do një shëndetësi dhe një Kosovë të tillë dhe se për këtë do ta ngre zërin. Por lutet që të mos vijë dita, kur ai t’i marrë valigjet dhe ta lërë Kosovën.

“ Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Kosovës dhe mua është me u largu, me i marrë koferat gjatë natës me u largu dhe me ardh me i varros prindërit kur të vdesin. Nuk do të vij deri atë ditë duhet me parandalu. Nuk po bëjë show mediatik këtu, por krejt dhe drejt”, tha ai.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=746249817382931

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments