Tre të rinjtë, Përparim Kosumi 36-vjeçar, Ahmet Xhemajli 23-vjeçar dhe Avni Kosumi 30-vjeçar, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pas një hetimi disa mujor për identifikimin e të dyshuarve për disa vjedhje të rënda në Ferizaj. Të dyshuarit tashmë ndodhen në ndalim 48 orësh, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë ka reaguar këngëtari i njohur kosovar, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik si Mozzik, shtëpia e të cilit ishte cak i hajnave pak kohë më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Aliu ka njoftuar se tre të arrestuarit dyshohen se janë të përfshirë edhe në vjedhjen që ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Reperi ka falënderuar Policinë për profesionalizmin dhe është shprehur i mahnitur nga shkathtësia e tyre.

Qenkan arrestuar 3 persona të qytetit Ferizaj ku edhe dyshohen se njëra nga veprat kriminale që kan kryer është pikërisht shtëpia ime ( e vjedhur e thyer)  .

Pak jam mahnit nga saktësia e tyre , pak nga shkathësia e tyre , pak nga profesionalizmi i tyre , por prap besoj nuk patën ku të shkojnë.

Qdo ditë qe i thash vetës gjatë këtyre 2 muajve ” Spo punojnë” ” Po pritojnë ” Policia paskam pas gabim .

Publikisht Falenderoj Ekipën e Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj”, shkroi këngëtari Mozzik.

Siç raportoi Gazeta Sinjali më 16 tetor, hajnat kishin arritur të depërtojnë brenda shtëpisë së Mozzikut dhe të kapin hiç më pak se 100 mijë euro para të gatshme. Për të mos mbaruar me kaq, të dyshuarit kanë vjedhur edhe stoli të ndryshme, vlera e të cilave dyshohet se arrin në 200 mijë euro.

Me plan të detajuar për të marrë paratë e të gjitha gjësendet me vlerë, hajnat arritën që t’i gjejnë edhe armët që i posedonte reperi, duke i vjedhur mbi 10 prej tyre – të llojeve të ndryshme.

Ndryshe, përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se fillimisht dje është arrestuar Xhemajli, ndërsa mëngjesin e sotëm janë arrestuar edhe Përparimi dhe Avniu.

Treshja dyshohet se janë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda në disa shtëpi banimi, kryesisht të mërgimtarëve dhe në disa biznese në qytetin e Ferizajt, duke përfshirë këtu fshatrat: Greme, Varosh, Dardani, Sazli dhe në lagjen ‘Panorama’ në Ferizaj.

Ndërsa si prova materiale janë sekuestruar:

  • 3 vetura
  • 1 armë zjarri ,pushkë automatike
  • 3 armë zjarri ( pistoleta)
  • Sasi e municionit
  • 1 dron
  • 3 palë dylbi
  •  3 radiolidhje dhe disa bateri dore që ndërlidhen me rastin e vjedhjeve të rënda.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre dhe brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Të njëjtit do të hetohen për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia