Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAmbasadori turk në Kosovë: Mbështetja ndaj FSK-së nuk është kundër Serbisë

Ambasadori turk në Kosovë: Mbështetja ndaj FSK-së nuk është kundër Serbisë

Ambasadori i Tuqisë në Prishtinë, Sabri Tunq Angili, lidhur me tensionet Kosovë – Serbi, tha se nuk mund të zgjidhen ushtarakisht, por mund të zgjidhen me dialog.

Angılı tha se Tuqia është e gatshme të kontribuojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse palët e kërkojnë atë.

“Politika jonë është e qartë, ne po përpiqemi të zhvillojmë marrëdhënie të barabarta dhe të bazuara në përfitime reciproke me të gjithë në Ballkan. Kjo është e njëjta gjë për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit. Si e tillë, kjo forcon pozicionin e Tuqisë si një aktor i besueshëm”, tha ai në një intervistë për Anadolu.

Angili theksoi se Turqia po kryen diplomaci intensive në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së shpërndarjes së energjisë elektrike që është duke vazhduar që nga viti 1999 në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar së fundmi në fushën e energjisë ndërmjet KEDS-it dhe kompanisë serbe Elektrosever, me kontributin e Turqisë, përbën të vetmin zhvillim konkret për këtë vit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Angili tha se mbështetja e tyre për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fusha të caktuara nuk është kundër asnjë shteti tjetër, përfshirë Serbinë.

“Si Turqi, si shumë vende të tjera, ne besojmë se e vetmja rrugë për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dialogu. Nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem, por mund të zgjidhet me dialog”, tha ai.

Duke theksuar se Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) është një forcë e domosdoshme për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë, Angili vuri në dukje se ka pasur përparim në kapacitetin ushtarak të këtij misioni, pasi Turqia mori komandën e KFOR-it për një vjet, që nga tetori i këtij viti.

Për fund, Angili shtoi se turqit e Kosovës janë një element thelbësor në vazhdimësinë e Kosovës si një republikë e pavarur, e lirë dhe e vetëmjaftueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments