Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 tha se Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell i ka premtuar se do bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.
”Në takimin e fundit të BE-se me Ballkanin Perëndimor kam insituar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë ku ja kanë dhënë këtë të drejtë Borellit që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij ato te hiqen”, tha Osmani.
Osmani tutje ka shtuar se ”Borrell me ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë preson që ky propozim të vijë shumë shpejt”.