Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeVitia: Kanë filluar punimet për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë

Vitia: Kanë filluar punimet për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për renovimin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Ai ka thënë se në këtë klinikë do të investohen rreth 2 milionë e gjysmë euro, duke thënë se filluan në me Gjinekologjinë, pasi këtu kishte më se shumti nevojë.

Ai ka thënë se pas rinvomit Klinika e Gjinekologjisë do të ketë: Dhoma të riorganizuara me 2 shtretër, të kompletuara me kushte optimale e të pajisura me tualet brenda, Ambulanca specialistike të rinovuara në tërësi, Sportele të reja e të riorganizuara ku pacientet e kanë qasjen e parë,

Sistemin e rregullimit numëror për pritje të pacienteve, Hapësira të reja të pritjes për familjarët e pacienteve, Hyrja e rinovuar dhe instalimi i rampës për karroca, Klinika i ka 24.000 m2 ku japin shërbime 286 vetë staf mjekësor dhe mbështetës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments