Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-koloneli i Policisë: Kosova e përgatitur dhe e mbrojtur, Serbia s’ka guxim...

Ish-koloneli i Policisë: Kosova e përgatitur dhe e mbrojtur, Serbia s’ka guxim për sulm frontal

Ish-kolonelët e Policisë dhe FSK-së thonë se Serbia nuk ka guxim për sulme frontale në Kosovë.

Ata theksojnë se pas sulmit terrorist më 24 shtator e kanë kuptuar se është e fuqishme dhe e mbrojtur.

“Serbia nuk ka guxim të kryejë një sulm frontal në Kosovë, pasi tashmë pas humbjes më 24 shtator e kanë kuptuar se forcat e Policisë së Kosovës janë të larta në trajnim dhe motivim”, tha Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, teksa ka folur lidhur me mundësinë për një sulmi tjetër nga Serbia në vitin 2024.

“Serbia besoj e kanë parë edhe me intervenimin e fundit më 24 shtator se Policia e Kosovës është shumë lartë e trajnuar shumë lartë e motivuar dhe e pajisur me pajisje moderne e të tjera, në atë mënyrë frontale nuk kanë guxim edhe nuk besoj që do të ndodhë mirëpo forma të ndryshme si 24 shtatori ata tash po shikojnë atë debaklin që e kanë pësu më 24 shtator në një formë tjetër e presin momentin që edhe informacionet e inteligjencës tregojnë se ka përgatitje të ndryshme, tash se kur qysh dhe si, nuk mundet askush ta dijë, por ky është një sinjal që për institucionet tona të jenë në nivelin më të lartë të sigurisë të organizimit të përgatitjes që në rast nevoje ti kundërpërgjigjen edhe më ashpër se më 24 shtator çdo tentative për të destabilizuar rendin kushtetues sigurinë nacionale ne Kosovë”, ka deklaruar Sylejmani.

Ndërsa, sipas Afrim Veselit,  ish-kolonel i FSK-së, situata e krijuar në veri, por edhe në pjesë të tjera të territorit tonë, nuk shqetëson Serbinë, por i ka bërë nervoz dhe i shqetëson gatishmëria dhe niveli i lartë i organizimit të institucioneve tona vendore të Policisë.

Ndërsa Veseli ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka armatim për të mbrojtur vendin, por nuk e ka qëllim që të sulmojë askënd.

“FSK-ja ka armatim në kuptimin e mbrojtjes së Kosovës. Kosova nuk e ka ndërmend të sulmojë askënd sepse kurrë nuk e ka sulmuar askënd gjatë historisë. Kosova është e mbrojtur shumë mirë nga NATO-ja, kemi shtim të ushtarëve edhe nga Republika e Turqisë,  edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…”, ka thënë ish-koloneli i FSK-së.

Sipas tij, e të gjitha blerjet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të teknologjisë së fundit.

“Të gjitha blerjet që i ka bërë Forca e Sigurisë, kohëve të fundit, janë të teknologjisë së fundit, duke filluar nga minahedhësit e tutje. E mira e gjithë kësaj është se FSK-ja është duke i bashkërenduar aktivitetet e saj edhe në fushën e … me miqtë strategjikë të FSK-së, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”, ka thënë Veseli në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se nuk asnjë dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur.

“Fare nuk ka dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur, pra edhe në blerjen e armëveu shpreh Veseli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments