Informacionet që na servohen sot nga platforma të ndryshme, qoftë media apo rrjete sociale, shpesh herë dinë që të jenë edhe propaganduese.
Propaganda në media mund të përdoret për të ndikuar në perceptimet, bindjet dhe sjelljet e audiencës në një mënyrë të caktuar.
Është e rëndësishme që lexuesit të jenë kritikë dhe të kërkojnë burime të ndryshme për të krijuar një pasqyrë të qartë të ngjarjeve të caktuara.E për të dalluar më mirë propagandën që na servohet, së fundmi është realizuar një projekt përmes vizatimeve të librave komik që është përmirësimi i aftësive të menduarit kritik tek publiku si dhe rritja e ndërgjegjësimit për dezinformimin dhe propagandën.
Përmes këtyre vizatimeve shfaqen ilustrimet sesi mund të na servohen propagandat.
“Injoranca lejon lulëzimin e propagandës, por të menduarit kritik na mundëson t’i rezistojmë ndikimit të saj”, thuhet në njërën prej ilustrimeve për propagandën.
Problem tjetër është edhe mashtrimi në internet, ku shpesh herë pranojmë emaile të dyshimta, ose lexojmë për “mundësi të shkëlqyera” e që në fakt janë kurthe për të të vjedhur të dhënat.
Sa i përket kësaj përmes vizatimeve komike janë dhënë shembuj të disa mashtrimeve në internet.
Andaj qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes dhe të mos hapin emaile të dyshimta, veçanërisht ato që kërkojnë zbulimin e informacioneve personale dhe financiare.
Vizatimet janë prodhim i projektit CLIMB (Cultivating Local Independent Media in Western Balkans) të Internews-it. /Telegrafi