Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGruaja me nevoja të veçanta vdes në QKMF, Policia heton rastin

Gruaja me nevoja të veçanta vdes në QKMF, Policia heton rastin

Një femër me nevoja të veçanta pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF në Skenderaj, është alivanosur në korridor dhe e njëjta ka mbetur pa shenja jete raporton teve1.info.

Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Bëhet e ditur se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Derisa sipas familjarëve, e njëjta ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments