Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kompetente dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti “import , eksport, furnizim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuara e armëve”.
“Pajisjet e lartcekura janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari lirohet në procedurë të rregulltë. Hetimet lidhur me rastin mbeten në proces nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës shtom se me autoritetet doganore po punojnë në vazhdimësi në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të tyre për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës.
“Prioritet i organeve kompetente të sigurisë mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, si dhe garantimi i lëvizje së lirë për të gjithë njerëzit pa dallim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/