Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeHapet rruga për procesin e Vettingut, sfidë konsiderohet votimi në Kuvend

Hapet rruga për procesin e Vettingut, sfidë konsiderohet votimi në Kuvend

Pasi Kushtetuesja i dha dritën e gjelbër shumicës amendamenteve të procesit të vettingut, sfidë po konsiderohet votimi i tyre në Kuvend, meqë ato kërkojnë votën e dy të tretës së deputetëve. Vendimi i Kushtetueses po konsiderohet që ka hapur rrugën e fillimit të një prej proceseve më të mëdha në fushën e drejtësisë

Gati 10 muaj iu deshën Kushtetueses për të dalë me një vendim sa i përket kushtetutshmërisë së amendamenteve për procesin e Vettingut.

Megjithë pritjen, drita e gjelbër u dha, ku në vendimin e një dite më parë Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk gjeti shkelje në shumicën e amendamenteve të vettinugt për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Këtë e mirëpriti ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke deklaruar se reforma e thellë në drejtësi do të bëhet.

Por sfidë do të jetë kalimi i këtyre amendamenteve në Kuvend thotë avokati Ylli Zekaj, pasi për miratimin e tyre nevojitet votat e 2/3 së deputetëve.

Përderisa Gëzim Shala nga IKD thotë se është hapur rruga për një ndër proceset më të mëdha në drejtësi, ai tregon pse njëri nga amendamentet u kundërshtua nga Kushtetuesja.

Amendamentet e vettingut në drejtësi, në Kushtetuese i pati dërguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përderisa aktgjykimi në fund thekson që nuk është kontestuese që pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe sistemit prokurorial janë parime thelbësore të rendit kushtetues të Kosovës, e cila bazohet në vlerat e sundimit të ligjit dhe të demokracisë. /Dukagjini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments