Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKapërcen murin dhe i afrohet shtëpisë, publikohen pamjet e 41-vjeçarit nga Kosova...

Kapërcen murin dhe i afrohet shtëpisë, publikohen pamjet e 41-vjeçarit nga Kosova para se ta vriste shtatzënën në Itali

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja Vanessa Ballan, italianes e cila dyshohet se u vra me thikë nga 41-vjecari  nga Kosova, Bujar Fandaj.

Corriere della Sera ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket 41-vjeçari pranë shtëpisë së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh.

Në pamjet e kamerave shihet një burrë me veshje të ngjashme si i dyshuari Bujar Fandaj.

Fillimisht ai endet pranë shtëpisë së viktimës dhe më pas hedh një çantë e zezë brenda kopshtit dhe ngjitet mbi gardh. Në atë çantë, e cila u sekuestrua, ka mjete për vjedhje, përfshirë çekiçin e përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpinë e viktimës.

Ata kishin pasur një lidhje intime së bashku kur ajo ishte ende një adoleshente. Por, edhe pse e reja ishte e martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë ai nuk ishte dorëzuar dh e përndiqte.

Ngjarja makabre ndodhi ditën e martë më 19 dhjetor kur 27-vjeçarja kishte dalë nga puna. Ai e ndoqi deri në shtëpinë e saj dhe e goditi tetë herë më thikë, ku njëra prej tyre në zemër e cila rezultoi fatale për të renë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments