Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka pri procesit të ndarjes së Kosovës gjatë dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Hasani tha se ia ka borxh një kërkimflaje lidershipit kosovar.
“Në çështjen e dialogut pati synim të copëtohej Kosova. (Rama) Ai i ka pri atij procesi dhe e keqja e këtyre marrëdhënieve është nisur nga z. Rama. Kjo për shkak se s’e ka mshefur ai. Këtë gjë nuk e kanë bërë as në kohën e komunizmit”, është shprehur Hasani.
Tutje, Hasani tha se Rama i ka ofenduar liderët e Kosovës. Andaj me një kërkim falje pas zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipërisë, marrëdhëniet mund të normalizohen.
“Rama shkoi aq larg sa që i ofendojke liderët e Kosovës. Unë mendoj se z. Rama ia ka borxh kërkim faljen lidershipit tonë. Pastaj pas zgjedhjeve të normalizohen marrëdhëniet”, shtoi Hasani.