Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të vdekjeve, një në Prishtinë dhe një në Suharekë, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë, rasti i parë është raportuar në Suharekë, ku një qytetar është dërguar me gjendje të rënduar në emergjencën e qytetit, derisa mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Prishtinë, ku një qytetar është gjetur pa shenja jete dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.
Trupat e të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion, derisa rastet po hetohen nga Policia.
“HETIM I VDEKJES
Suharekë / 21.12.2023 – 15:40. Raportohet se është dërguar në emergjence viktima mashkull kosovar, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
HETIM I VDEKJES
Prishtinë /21.12.2023 – 05:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, theuhet në komunikatën e Policisë.