Monday, November 25, 2024
HomeLajmeSituata e tensionuar në veri të Kosovës dhe në Bosnje, Peleshi: Ushtria...

Situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe në Bosnje, Peleshi: Ushtria Shqiptare vigjilente dhe në gatishmëri

Luftërat e hapura në botë dhe situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe në Bosnje shihen me shqetësim nga Shqipëria.

Duke folur nga Shkodra, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtarë i NATO-s por gjithsesi kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri.

“Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën. Ne jemi në një rajon të brishtë, pra në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, fati i mirë është që jemi anëtar të NATO-s por gjithsesi konfliktet e fjetura të rajonit tonë delikat janë të lidhura me situatën e sigurisë në botë. Ne pergatitemi për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Peleshi.

“Ju i keni ndjekur ngjarjet, s’ka ndonjë sekret, dy janë pikat e nxehta në Ballkan, veriu i Kosovës dhe Bosnja Hercegovina. Për shkak të lidershipit të ‘Republika Srpska’, një pjestar i forcave të Kosovës mbeti i vrarë nga një sulm terrorist në Veri të Kosovës”, tha ai më tej për Report TV.

I pyetur edhe për përfshirjen e Forcave të Armatosura në grupe kriminale siç ishte rasti i dy efektivëve në Vau Dejës në fund të nëntorit që rezoltuan të përfshirë në vjedhje e djegie automjetesh, Ministri Peleshi tha se janë raste të izoluara.

I pranishëm në Shkodër në një aktivitet për rekrutimin e të rinjve ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili tha se qëllimi është për të rritur interesin e të rinjve për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Shqiptare.

“Qëllimi është të ofrojmë forcat e armatosura, kryesisht të rinj për tu bërë pjese FA. Çdo vit bëjmë rekrutime. Për momentin kemi mbi 400 vende të shpallura, këtu po shoh të rinj e të reja të interesuara”.

Banda Frymore e qytetit të Shkodrës bashkë me bandën muzikore të Forcave të Armatosura performuan në sheshin para bashkisë duke e konceptuar edhe si festë këtë ditë. Të rinjtë e qytetit të Shkodrës shfaqën interes për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të repartit ushtarak të Vau Dejësit. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments