Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmePas aksidentit me fatalitet në Prizren, komandantit të Trafikut i ndërrohet pozita

Pas aksidentit me fatalitet në Prizren, komandantit të Trafikut i ndërrohet pozita

Komandantit të Njësisë së Trafikut në Prizren, Hasan Tërshanës i është ndryshuar pozita si masë disiplinore, për pasojën aksidentit në Prizren ku mbetën të vdekur tre të rinj.

Ai tha se ky vendim është i padrejtë, ndërsa bëri të ditur se tani ai është vendosur në Sektorin Rajonal të Operativës.

“Dje e kam pranuar vendimin, mirëpo për mua ka qenë i padrejtë dhe i papritur sepse nuk është zonë që mbikëqyret prej Njësisë të Trafikut rajonal të Prizrenit, atje aksidenti ka ndodhur në autostradë, ne kemi bashkëpunim të mirë me autostradën, mirëpo ajo zonë i përket Njësisë Autostrada, nuk ka të bëjë me trafikun rajonal”, u shpreh Tërshana, për Klan Kosova.

Ai mes tjerash theksoi se për momentin do të respektojë vendimin, por do të bëjë ankesë sipas dispozitave ligjore, sepse sipas tij i është bërë padrejtësi për shkak se ajo zonë nuk është nën menaxhimin e tij.

Sa i përket Trafikut Rajonal në Prizren, Tërshana tha se ka performancën ndër më të mirën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë për media, ka përmendur rastin e aksidentit tragjik të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbën jetën tre qytetarë dhe aksidentin e mbrëmshëm në Podujevë që rezultoi gjithashtu me një person të vdekur.

Ministri bëri të ditur se në aksidentin e së shtunës, tre qytetarë humbën jetën si pasojë e mbajtjes së garave të jashtëligjshme automobilistike.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments