Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: AAK, e gatshme për zgjedhje parlamentare

Haradinaj: AAK, e gatshme për zgjedhje parlamentare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia që ai drejton është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare kurdo që ato mund të mbahen.

Ai këto komente i bëri pas takimeve sot me kryesitë e degëve të AAK-së nga Gjilani dhe Klina, me të cilat ka biseduar mbi situatën politike dhe organizimin partiak.

“Me kolegët e Aleancës nga Klina dhe Gjilani zhvilluam një diskutim përmbajtësor për situatën aktuale politike dhe aspektet organizative në parti”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se Klina mbetet storie suksesi falë punë së kryetarit Zenun Elezaj, ndërsa AAK në Gjilan është më e fuqishme se kurdo herë më parë.

Sipas Haradinajt, AAK është e gatshme për zgjedhje kurdo që ato do të mbahen.

“Aleanca është e gatshme për zgjedhje nacionale kurdo që ato mund të ndodhin. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të të arriturave që Kosova ka shënuar gjatë rrugëtimit të saj e që sot janë të rrezikuara nga mentaliteti i tanishëm politik që qeverisë me vendin”, ka përfunduar Haradinaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments