Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka dhënë informacione për aksionin e sotëm në Veri, përmes të cilit AKP ka vënë nën kontroll një objekt që i takonte N.Sh. Trepça Standard.
Hyseni ka thënë se nga informatat e marra nga Policia, mësohet se në objektin në fjalë në Zveçan ka pasur aktivitete të paligjshme.
“Nga informatat e marra nga Policia, Janë gjetur materiale jo ligjore që janë përdorur për aktivitetet të paligjshme, s’besoj që jam kompetent për të folur për atë pjesë”, ka potencuar Hyseni.
“Ka qenë i renovim nga etnitete të panjohura. Dhe me ndihmën e Policisë është vendosur në administrim. Çdo gjë që ka ndodhë aty ka qenë e jashtëligjshme”, ka thënë ai.