Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në një prononcim ka konfirmuar se pas një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Vdekja e personit të përfshirë në aksident është konstatuar nga mjeku kujdestar, derisa dy të tjetër po e vazhdojnë tretmanin mjekësor.