Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në Facebook pas adresimit të presidentes Vjosa Osmani në kuvend.
Ajo ka thënë se është e turpshme që nuk u tha asnjë fjalë siç u shpreh ajo, për heronjtë e gjallë të burgosur në Hagë.“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë! TURP”, ka shkruar ajo.