Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSipërmarrësi Bujar Zhuri: Naim Murseli ishte në kolaps ekonomik, e njoh prej...

Sipërmarrësi Bujar Zhuri: Naim Murseli ishte në kolaps ekonomik, e njoh prej 12 vjetësh

Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia.

Ai ka treguar se e njeh Naim Murselin prej 12 vjetësh.

Zhuri thotë se ka pasur marrëdhënie dhe kontakte pune, dhe se me Murselin janë takuar dhe kanë drekuar e darkuar shpesh me njeri-tjetrin.

Sipas tij, hera e fundit që Naimi e ka kontaktuar Zhurin ka qenë rreth 3 muaj më parë dhe siç thotë ai, ka qenë në gjendje të rëndë ekonomike dhe psikologjike.

Sipërmarrësi Zhuri, tregoi se Naimi i ishte afruar shumë vite më parë për një marrëdhënie biznesi dhe i kishte dhënë përshtypjen e një djali të brishtë por edhe të aftë në punën e tij.

“Ishte një djalë i brishtë por me dëshirën për t’u afruar me njerëz të suksesshëm. Dukej si një djalë shumë i edukuar dhe i përgatitur. Tre muaj më parë më ka shkruar sërish për të blerë një domain, por nuk tregova interes. Pashë tek ai një person që donte të krijonte një marrëdhënie me interes financiar”.

“Nga natyra e tij, atë që unë di që ka qenë një kontribues për marketingun social të Pacollit, por nuk mendoj se ka pasur influencë te ai. Atë që kam kuptuar unë që në fillim, ai e ka përdorur Pacollin për të krijuar lidhjet e tij për qëllime personale. Në një fazë të dytë ai ka shkuar në një kolaps ekonomik. Domeini që donte më shiste ishte në fillim për 100 mijë euro, më pas u ul në 50 mijë euro”, tha ai në Euronews Albania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments