Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeSerbia s’i bindet Brukselit deponoi vërejtje për deklaratën e Samitit BE-Ballkan: E...

Serbia s’i bindet Brukselit deponoi vërejtje për deklaratën e Samitit BE-Ballkan: E pranojmë Ohrin nëse s’çon në njohje de-jure

Serbia përmes një letre zyrtare ka kundërshtuar deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian pas Samitit me Ballkanin Perëndimor që u mbjat më 13 dhjetor në Bruksel. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, siç shkruan televizioni publik serb, ka deponuar një qëndrim rezervues ndaj deklaratës së BE-së duke thënë se “Kosova vazhdon të jetë pjesë integrale e Serbisë në pajtim me Rezolutën 1244”.

Në dokument shprehet papajtueshmëria e Serbisë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në agjencitë e tjera të OKB-së.

Brnabiq kur ka përmendur pjesën e tekstit ku flitet për “marrëveshjen për normalizim dhe aneksin e implementimit”, ka thënë se Serbia ka rezervat e saj me këtë dokument, duke thënë se Serbia e konsideron formulimin për zbatimin e marrëveshjes vetëm në kontekst që nuk i referohet ndonjë njohjeje de-facto apo de-jure të Kosovës.

“Dokumenti i lartpërmendur nuk paraqet një kontratë juridikisht obligative sipas të drejtës ndërkombëtare. Për më tepër, përafrimi me këtë deklaratë nuk ndikon në faktin se Kosova mbetet pjesë integrale e territorit të Republikës së Serbisë nën administrimin ndërkombëtar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, thuhet në tekstin e deklaratës së Brnabiq dërguar BE-së.

Ky qëndrim i Serbisë është kundërshtim i hapur i Marrëveshjes së Ohrit dhe thirrjes së Macron, Scholz dhe Meloni. Treshja evropiane bashkë me zyrtarët më të lartë të BE-së përmes një qëndrimi të përbashkët kishin kërkuar që Kosova ta themelojë Asociacionin dhe Serbia t’ia japë Kosovës njohjen de-facto. Gjithashtu kanë kërkuar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe pajtim për Aneksin e Implementimit.

Në dokumentin e publikuar dje nga Bashkimi Evropian pas Samitit thuhet se Brukseli pret përparim lidhur me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.Aty bëhej thirrje për zbatim të Ohrit e Aneksit të Implementimit dhe marrëveshjet e kaluara në kuadër të dialogut.

“Ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ne presim angazhim konstruktiv nga të dy palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të garantuar që palët të mund të avancojnë drejt tyre evropiane përkatëse. shtigjet. Ne u bëjmë thirrje palëve që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e kaluara, pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm. Ne gjithashtu presim që palët të ndjekin përpjekje të qëndrueshme për uljen e tensionit në përputhje me kërkesat e BE-së dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që mund të çojnë në tensione dhe dhunë të mëtejshme, dhe retorikë që nuk është e favorshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e BE/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments