Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaParandalohet kontrabandimi i veshmbathjeve në vlerë 7 mijë euro, ndalohen 3 persona

Parandalohet kontrabandimi i veshmbathjeve në vlerë 7 mijë euro, ndalohen 3 persona

Tre qytetarë janë ndaluar me një automjet me targa vendore duke kontrabanduar rroba nga Maqedonia e Veriut, vlera e të cilave sillet rreth 7 mijë euro,

Sipas Policisë së Kosovës, malli ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale, derisa në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është dorëzuar në Terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”.

Sipas njoftimit të Policisë, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Policia e Kosovës, si rezultat i zhvillimit të aktiviteteve operative dhe hetimore në terren, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar në mes të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës.

Me datën 13.12.2023 njësitë Task Forcë – Lindje, së bashku me njësitë nga Dogana e Kosovës, kanë identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore, i cili dyshohet se përmes rrugëve malore nga RMV ishte duke sjellë mallra të kontrabanduara në drejtim të Gjilanit. Automjeti i dyshuar është përcjellë nga njësitë e lartcekura deri tek automjeti i dytë i përfshirë në rast, i cili po priste ta pranonte mallin e lartcekur.

Gjatë kontrollit të realizuar në automjet është gjetur tekstil në disa thasë, kryesisht veshmbathje të ndryshme, në sasi prej gjithsej 617 copë, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas tregut kap shifrat rreth 7000 euro (shtatë mijë euro).

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me vendim të së cilës malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor ‘Dheu i Bardhë’, ndërsa tre personat e dyshuar të përfshirë në rast janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments