Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSot shpallet aktgjykimi i Apelit për Sali Mustafën

Sot shpallet aktgjykimi i Apelit për Sali Mustafën

Paneli i Gjykatës së Apelit dot të bëjë sot shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen kundër Sali Mustafës.

Aktgjykimi do të shqiptohet në orën 09:30.

Seanca do të jetë publike.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Mustafa u liria nga akuza për trajtim mizor.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Sali Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments